Ajax ka refuzuar edhe ofertën më të fundit të propozuar nga Manchester United për Antonyn.
Skuadra e ‘djajve’ e ka bërë objektiv kryesor transferimin e anësorit brazilian gjatë kësaj merkato.
Sidoqoftë, ky transferim nuk po duket aspak lehtë i realizueshëm, pasi klubi holandez po reziston që ta shesë futbollistin, përkundër dëshirës së lojtarit për t’iu bashkuar klubit anglez.
Siç raporton Fabrizio Romano, oferta e re e Manchester United është refuzuar nga Ajax më herët gjatë ditës së sotme.
90 milionë euro po konsiderohen të pamjaftueshme dhe Antony është i zhgënjyer me Ajaxin, pasi ai dëshiron vetëm United.
Mbetet për t’u parë në vazhdim nëse Man United do të rrisë ofertën për brazilianin apo do të kërkojë opsione të tjera.