image Aida Doçi shtatzënë, pozon për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

Bota e Yjeve

Aida Doçi shtatzënë, pozon për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

news image

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël. Këngëtarja ka publikuar disa video në profilin e saj në Instagram, ku shihet e kuruar në detaje me një fustan të gjatë ngjyrë blu.

Këngëtarja e kishte mbajtur goxha mirë larg syrit të publikut këtë pjesë.

Por, tashmë kur janë vulosur gjërat, as Aida nuk po kursehet.

Ajo ka publikuar video nga performancat e saj. Në to, për herë të parë vërehet qartazi barku i rrumbullakosur.

Deri tani, Aida nuk ka zbuluar asgjë nga pjesa e gjinisë apo se sa muajshe shtatzënë është konkretisht.

/GazetaSinjali/