image OBSH: Çdo 2 minuta një grua vdes nga komplikimet gjatë shtatzënisë ose lindjes

Botë

OBSH: Çdo 2 minuta një grua vdes nga komplikimet gjatë shtatzënisë ose lindjes

news image

Një grua vdes çdo dy minuta nga komplikimet gjatë shtatzënisë ose lindjes, pavarësisht se shkalla e vdekshmërisë amtare ka rënë me një të tretën në 20 vjet, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe agjencive të tjera të Kombeve të Bashkuara.

Vdekjet ranë ndjeshëm midis 2000 dhe 2015, por mbetën kryesisht shqetësuese ato midis 2016 dhe 2020”, sipas OKB-së.

Shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë amtare ra me 34.3% gjatë një periudhe 20-vjeçare: nga 339 vdekje amtare për 100,000 lindje të gjalla në 2000 në 223 vdekje amtare në 2020. Megjithatë, kjo do të thotë se rreth 800 gra vdiqën në ditë në vitin 2020, ose rreth një në çdo dy minuta.

Midis 2000 dhe 2015, megjithatë, rritja rekord u regjistrua në Shtetet e Bashkuara.

“Ndërsa shtatzënia duhet të jetë një kohë shprese e madhe dhe një përvojë pozitive për të gjitha gratë, tragjikisht është ende një përvojë tepër e rrezikshme për miliona njerëz në mbarë botën”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Këto statistika të reja zbulojnë nevojën urgjente për të siguruar që çdo grua dhe vajzë të kenë akses në shërbimet thelbësore shëndetësore dhe se ato mund të ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre riprodhuese”, shtoi ai raporton atsh.

Raporti zbuloi se midis 2016 dhe 2020, shkalla e vdekshmërisë amtare u ul në vetëm dy nga tetë rajonet e OKB-së: në Australi dhe Zelandën e Re me 35% dhe në Azinë Qendrore dhe Jugore me 16%.

/GazetaSinjali/