Isuf Haklaj e Sebahate Tolaj, ishin dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët u vranë më 24 nëntor të vitit 2003.
Një qytetar pretendon se ka parë me sytë e tij se si ka ndodhur e gjithë ngjarja dhe se si janë privuar nga jeta dy policët.
Ai thotë se për këtë rast nuk është ftuar asnjëherë nga gjykata për të dëshmuar, për që disa policë e kanë intervistuar në shtëpinë e tij.
‘’Ka qenë mëngjes dhe kam pas me zbrit një pasagjer te Raushiqi. Personi ka zbritur nga vetura. Sapo ka zbritur personi nga vetura, kam dëgjuar disa të shtëna prapa veturës. Kam kthye kokën dhe kam parë Fronterën duke u afrua dhe në tejkalim ka ardhur një Mercedes”.
“Në atë moment ka nxjerr armën. Nuk ka qenë person i ri, por ka qenë person rreth 40-50 vjeçar. Ka qenë person shumë i gjerë dhe dorën e ka pasur me shumë qime pasi e ka pasur të përvjelë krahun. Në ato momente ai ka zbrazë gjithë plumbat në veturë”, tha ai në TV Dukagjini.
“Pasi ka ikur Mercedesi, ka ardhur Audia. Ai person ka pasur një armë shumë të shkurtër dhe ai ka zbrazë gjithë karikatorin në xhip dhe kanë vazhdu”.
“Unë kam dalë nga vetura dhe kam parë që Frontera ka vazhdu rrugën me ritëm shumë të ulët derisa ka dalë nga rruga dhe u ndalë nën arrë”.
“Diku 40-50 metra pas Fronterës ka qenë një kerr policie. E kam ndalë kerrin e policisë edhe iu kam treguar se kerri është gjuajtur. Njëri prej policëve ka qenë i plagosur dhe me armë në dorë ka dalë nga Frontera. Ka qenë i plagosur dhe nuk ka mundur të qëndrojë duke rënë në tokë. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka ardhur ambulanca më pas”, rrëfen dëshmitari i asaj ngjarje të rëndë në vitin 2003./Gazeta Sinjali/