image Haradinaj në Raushiq: Nuk është kryer amaneti i dëshmorëve

Kosovë

Haradinaj në Raushiq: Nuk është kryer amaneti i dëshmorëve

news image

Në 21-vjetorin e rënies së dëshmorëve Agim e Milazim Zekaj dhe Ruzhdi Haxhijaj, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, bëri homazhe te lapidari dhe varret e dy dëshmorëve në Raushiq të Pejës.

Nga Raiushiqi, Haradinaj tha se nuk ka qenë e lehtë rruga deri në liri dhe se pa përmbushjen e plotë të amanetit të dëshmorëve Kosova nuk mund të jetë 100 për qind shtet.

“99 për qind nuk e kemi kryer amaneti e dëshmorëve nëse nuk jemi 100 për qind shtet, nëse Kosova nuk është Kosovë. Në këtë frymë Lavdi të rënëve për liri në Raushiq, heronjve, luftëtarëve, bashkëluftëtarëve tanë. Na priftë e mbara ta kryejmë në plotni detyrën, porosinë, interesin jetik që kemi, e që është përmbyllja e shtetësisë tonë”, tha kryeministri në dorëheqje Haradinaj.

Ai theksoi se është traditë që edhe pas 20 vjet në liri të nderohen varrezat e dëshmorëve dhe heronjve  dhe të bashkohemi me familjarët e tyre. 

“Motivi më i madh që na shtyn ende të vijmë te varrezat dhe te lapidarët, është të jemi afër familjeve të dëshmorëve. Andaj, një falënderim i veçantë u shkon familjeve të dëshmorëve për bijtë e tyre, falë të cilëve sot jemi në liri. Faleminderit të gjithëve për kontributin e dhënë për liri”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.

Në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit me një fjalë i përshëndeti, Marigona Zekaj./Sinjali/