Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar qytetarët e Prishtinës se janë të gatshëm t’u ndihmojnë lidhur me pyetjet dhe problemet që kanë për masat e reja.
Ahmeti në faqen e tij të Facebookut, ka publikuar një numër telefoni dhe email adresen se ku qytetarët ku do t’u përgjigjen pyetjeve të qytetarëve.
“Ato që i kemi si informata do ti ndajmë me juve. Ata që kanë pyetje do të mundohemi të përgjigjemi. Ata që kanë probleme specifike do të mundohemi që ti zgjidhim”, ka shkruar Ahmeti./ Gazeta Sinjali/