image Çfarë lehtësime kërkuan kryetarët e komunave dhe cilat kërkesa u janë pranuar nga qeveria

Kosovë

Çfarë lehtësime kërkuan kryetarët e komunave dhe cilat kërkesa u janë pranuar nga qeveria

news image

Kryetarët e komunave edhe sot në takim i kanë kërkuar kryeministrit Avdullah Hoti që ta heq kufizimin e lëvizjes së qytetarëve deri në orën 22:30.

Kështu ka deklaruar pas takimit, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka theksuar se vetë nuk e ka bërë një kërkesë të tillë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ne si Prishtinë nuk e kemi bërë atë kërkesë. Kryetarët e komunave tjera kanë bërë kërkesë që të shihet të largohet ky kufizim”, ka thënë Ahmeti para mediave pas këtij takimi.

Ahmeti ka deklaruar se më herët ka pasur kërkesa për hapjen e pishinave dhe aktivitetet sportive, duke shtuar se ka pasur gatishmëri nga qeveria për ta marrë atë vendim.

“E di që kanë qenë disa kërkesa të kryetarëve të komunave edhe për pishina edhe për aktivitetet sportive, p.sh. shkollat e futbollit në këto hapësirat gjysmë të mbyllura po e them, si tenda që janë. E di që janë diskutu, e di që ka pasë gatishmëri prej qeverisë me e marrë atë vendim”, është shprehur Ahmeti. /Gazeta Sinjali