image Ahmeti uron Krasniqin për zgjedhjen e tij në krye të PDK-së: Vijoje rrugën e trasuar nga paraardhësit e tu

Politikë

Ahmeti uron Krasniqin për zgjedhjen e tij në krye të PDK-së: Vijoje rrugën e trasuar nga paraardhësit e tu

news image

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Memli Krasniqin për marrjen e postit të ri si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali

Ai i ka thënë Krasnqit se në këtë periudhë nevojitet guxim për çuarjen para të proceseve, kurse ka përmendur edhe dy ish- liderët e PDK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin të cilët gjenden në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Nevojitet guxim i vecantë për të marrë mbi supe përgjegjësi në kohëra sfiduese dhe për këtë të inkurajoj që të vijosh rrugën e trasuar nga paraardhësit e tu të cilët na mungojnë shumë dhe uroj si dhe kam bindjen që do të rikthehen shpejtë, faqëbardhë dhe krenar”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.

Ai ka shtuar se partitë e tyre kanë disa vlera të përbashkëta dhe që gjithmonë do të ketë mbështetjen e tij.

Dy partitë tona ndajnë vlera të përbashkëta për demokracinë, lirinë, sundimin e ligjit, shtetësinë e Kosovës dhe integrimin e dy vendeve në Bashkimin Europian dhe në NATO.  Tek unë dhe tek BDI do të gjesh partner të sinqertë dhe të përkushtuar për punë të mbara sepse Kosova, thellë në mendjet dhe zemrat tona, është mall, është realizim ëndrrash, është zenit jetësor”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Sinjali/