Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sonte ka treguar se çfarë komunikimi ka me qeverinë në detyrë sa i përket mobilizimit me pandeminë.
Ai ka thënë se me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti e ka telefonuar për 10 minuta, ndërsa ka thënë se do e presin për takim, meqë e ka paralajmëruar një të tillë.
Ahmeti thotë se ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitinë ka bashkëpunim korrekt.
‘’Kam komunikim me Arben Vitinë. E njohim njëri tjetrin. Që në ditën e parë kemi disktu duke folur për problemet e Prishtinës. Duke kemi hyrë në aspektin politik. E përgëzoj Arbenin sepse u mundu që ministrinë ta mbajë apolitike. Institucionet duhet të jenë apolitike’’, tha Ahmeti.
‘’Sveçla, s’kam asnjë komunikim me të. As nuk më ka kontaktuar e asgjë. Ushtrues detyre a nuk e di çka është’’, ka thënë Ahmeti në Rubikon për zv/ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla./ Gazeta Sinjali/