image Ahmeti thotë se nesër do të testohen fëmijët e dy klasave të një çerdheje

Kosovë

Ahmeti thotë se nesër do të testohen fëmijët e dy klasave të një çerdheje

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një konference ka thënë se për shkak të një personi të infektuar, i cili ka pasur shumë kontakte në çerdhe, do të testohen edhe dy klasa të një çerdheje.

“Këto 10 raste kanë të bëjnë vetëm me një rast, i njëjti person ka pasur shumë kontakte, në dy çerdhe të ndryshme në Prishtinë. Nesër do të testohen të gjithë fëmijët e atyre dy klasave, ku personi ka pasur kontakt. Do të shkojmë më tutje duke parë nëse fëmijët janë bartës të koronavirusit apo jo, shpresojmë që të gjithë do të rezultojnë negativ”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti më tutje, ka theksuar se këto dy klasë, gjithsesi nuk do të hapen edhe për dy javë, si masë mbrojtëse.

“Ato dy klasë do të mbyllen për dy javë, dhe edukatoret që kanë qenë në këto klasë, nuk do të shkojnë në punë”, tha Ahmeti./ Gazeta Sinjali/