Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, është shprehur i shqetësuar për testimet serologjike të cilat kanë mbetur në terminal doganor.
Ai ka shkruar se edhe më tutje testet kanë mbetur në terminal dhe se nuk e kupton se pse qeveria i ka ndaluar ato.
“Edhe më tutje po presim leje për me i marr testet serologjike që janë ne terminal doganor në Kosovë e për përdorim të qmf-ve të Komunes tonë”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti ka theksuar se Kosova është vendi i vetëm me vendime të tilla për testet./ Gazeta Sinjali/