image Ahmeti shkon te qeveria dhe presidenca: Këtu më keni, merreni kë të doni

Kosovë

Reagim/ Ahmeti shkon te qeveria dhe presidenca: Këtu më keni, merreni kë të doni

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me debatin e presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti ka publikuar një video ku shihet afër qeverisë dhe presidencës duke u bërë thirrje krerëve shtetërorë që të dalin dhe të shkojnë te ai, me sa më shumë njerëz.

“Gjendem saktësisht në mes të Qeverisë dhe Presidencës. Dua të ju them këtu jam, po ju pres, merreni kë të doni, këtu më gjeni, merrni më shumë njerëz dhe t’i shpërndajmë disa ndihma – pako ushqimore për ata që kanë nevojë”, është shprehur Ahmeti në një videomesazh në Facebook.

“Lërini ato gjëra më mirë t’i ndihmojmë qytetarët, derisa të kalon pandemia. Këtu më keni”, përfundon Ahmeti./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/videos/10159762345222166/