Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se erërat dhe rrebeshi i shiut gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar dëme në disa pjesë të qytetit.
Ai ka dhënë një numër emergjence ku qytetarët mund të thërrasin në Komunë.
“Kemi dëme në qytet nga erërat e fortë. Lusim qytetarët të kenë kujdes dhe për çdo emergjencë të thërrasin në Komunë në 080012233”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.
Gazeta Sinjali ka raportuar për disa dëme të shkaktuara nga rrebeshi ku theu disa pemë nëpër rrugë./ Gazeta Sinjali/