image Ahmeti: Kujdes, në të kundërtën mbyllet vendi

Kosovë

Ahmeti: Kujdes, në të kundërtën mbyllet vendi

news image

Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka apeluar tek qytetarët që t`i respektojnë masat antiCOVID, pasi që në të kundërtën do të rikthehet mbyllja në vend.

“Qëllimi i takimit është që të punojmë bashkë që mos të ketë infeksione shtesë. Me të vërtetë nuk jemi të interesuar për karantinë dhe me reduktu orarin. Por kjo varet nëse jemi në koordinim me qytetarët.

Dje ishte Çekia me 8000 raste, Hungari me shumë… Brukseli është në gjysme-mbyllje. Krejt Evropa po shkon drejt mbylljes. I kishim lut që ditëve në vijim të punojmë bashkë dhe mos ta detyrojmë që ne të bëhemi më inspektorë se inspektorët”, është shprehur ai.

Momentalisht në kryeqytet janë mbi 800 raste aktive me koronavirus.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, të hënën tha se në bazë të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19, pas shtatë apo dhjetë ditësh, në Kosovë do të ketë krizë./ Gazeta Sinjali/