Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook duke i cekur pesë masat që do të ndërmarrë, ku pika e parë është dezinfektimi i ndërtesës së Komunës së Prishtinës.
Ahmeti ka shkruar se që nga dita e nesërme do të dezinfektohen gjithë punëtorët e sporteleve të komunës.
“Që nga nesër të gjithë punëtorët e sporteleve të Komunës së Prishtinës do të pajisen me maska, dorëza dhe dezinfektues”, ka shkruar Ahmeti.
Ai gjithashtu ka treguar se edhe shkollat dhe çerdhet do të furnizohen me material higjienik sipas nevojës.
Ahmeti ka kërkuar që të mos bëhet panik por të ketë kujdes./ Gazeta Sinjali/