image Ahmeti i drejtohet qeverisë: Mblidhni ekonomistat, shteti duhet të marr kredi

Kosovë

Reagim/ Ahmeti i drejtohet qeverisë: Mblidhni ekonomistat, shteti duhet të marr kredi

news image

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se shkaku i pandemisë ekonomia e Kosovës është në rrezik, prandaj, ekonomistat duhet të mblidhen në një vend dhe gjithashtu shteti të merr kredi.

“Edhe qeveria edhe komunat! Edhe bizneset. Edhe qytetarët duhet të blejnë. Shteti duhet ta mendojë deri ne gjysmem e buxhetit. Duhet të merr kredi”, ka shkruar Ahmeti

Ahmeti përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook, është shprehur se shteti nuk duhet të kursehet në këtë situatë, sipas tij duhet të rritet siguria e ekonomisë së shtetit.

“Nevojitet injektim ekonomik për të stimular kërkesen agregate. Duhet të rritet siguria për të investuar por edhe shteti nuk bën tani të kursej! Duhet ta bëj të kunderten e kursimit”, tha Ahmeti.

Ai gjithashtu ka kërkuar që në këtë kohë të gjithë të merren me zhvillimin e ekonomisë së vendit në kohë pandemie.

“Kosova nuk ka mendim ekonomik shumë të zhvilluar por ekonomistë të zot kemi. Mbledhni krejt në një vend dhe mendoni dhe pastaj veproni. Krejt univerzitetet, krejt debatet dhe krejt politika tash duhet të fokusohet në këtë”, ka shkruar ai./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159617873257166