image Ahmeti i bën ftesë qeverisë që të rikonsiderojë orarin e kufizimit: Po krijohet tollovi

Kosovë

Reagim/ Ahmeti i bën ftesë qeverisë që të rikonsiderojë orarin e kufizimit: Po krijohet tollovi

news image

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook duke i bërë ftesë nivelit qendror që të rikonsiderojë orarin me dy periudha pasi që po krijohet tollovi pas orës 16:00.

Ahmeti ka theksuar që pas orës 16:00, nuk do të thotë që situata është normale, ai ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë mbyllur në shtëpi.

“Poashtu, ftesë për nivelin qendror që të rikonsiderohet orari me dy periudha të restriksioneve sepse po krijon dritare të tollovive nëpër markete. Më mirë do të ishte të kemi një periudhë të ndërprerjes gjatë 24 orëve, prej pasdites/mbremjes deri në mëngjes”, ka shkruar ai./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159589277002166