image Ahmeti - familjes së 16-vjeçarit që vdiq në betonjerkë: Bëhuni të fortë e qëndroni

Sociale

Ahmeti – familjes së 16-vjeçarit që vdiq në betonjerkë: Bëhuni të fortë e qëndroni

news image

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i ka shprehur ngushëllime familjes Dragaqina, pasi që djali i tyre 16-vjeçar, Eltoni humbi jetën nga kontakti me rrymën në betonjerkën e familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka kërkuar nga familja e të ndjerit që të bëhen të fortë e të qëndrojnë.

“Na trishtoi lajmi për ndarjen e hershme nga jeta e Eltonit, bashkëndjejmë dhimbjen me ju. E nderuara familje Dragaqina, bëhuni të fortë e qëndroni. Ngushëllime dhe ju qytetarë të Lipjanit dhe me gjerë për këtë rast tragjik. Dritë pastë shpirti i tij! Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e shokëve të Eltonit”, shkroi ai në Facebook./GazetaSinjali/