image Ahmeti: Albin Kurti s’erdhi të takohemi, vizita do ta rriste sigurinë te qytetarët

Kosovë

Deklaratë/ Ahmeti: Albin Kurti s’erdhi të takohemi, vizita do ta rriste sigurinë te qytetarët

news image

Kryetari i Prishtinës, Shepnd Ahmeti, ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, që të merren masa për rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Kam pasur bashkëpunim të mirë me të gjithë ministrat dhe kam biseduar edhe me Kurtin gjatë pandemisë”, shton ai.

Por, Ahmeti ka thënë se Kurti nuk e ka vizituar në Komunë, siç ka bërë me disa pjesë tjera të Kosovës. Sipas tij, vizita e kryeministrit do ta shtonte sigurinë te qytetarët.

Ahmeti ka paralajmëruar se dëmi ekonomik nga Covid-19 pritet të jetë i madh. Ai shpreson që partitë politike të vijnë me një zgjidhje për pakon ekonomike dhe të lënë anash dallimet.

‘’Kam folur shumë për këto punë. Nuk dua të ofendoj askënd, por si nuk po mund ta kuptojnë dëmin ekonomik. FMN ka parashikuar 4% rritje për këtë vit pa pandeminë, ndërsa tani mund të shkojmë në nivelin më të ulët -11%’’

‘’Ndoshta këto janë vetëm numra, por qytetarët duhet ta kuptojnë se mund të humben deri në 50 mijë vende pune’’, tregon Ahmeti në Pressing./ Gazeta Sinjali/