image Agon Musliu kishte kërkuar psikolog para se të hidhej nga kati i pestë

Kosovë

Dokument/ Agon Musliu kishte kërkuar psikolog para se të hidhej nga kati i pestë

news image

Agon Musliu nga Gjilani i cili humbi jetën pasi u hodh nga kati i pestë i Qendrës së Studentëve, kishte kërkuar ndihmë nga psikologu ditën që vdiq.

Në dokumentet e siguruara nga Klan Kosova shihet se më 1 maj është dërguar letra e parë me kërkesë që t’i lëshohet leja e qarkullimit babait të të ndjerit, i cili siç pretendon Qendra Operative Emergjente në Gjilan, kishte reklamuar dokumente që Agoni ishte sëmurë nga mëlçia.

Letra tjetër shpalos shkëmbimin e letrave në mes të dy Qendrave Operative, ku me datë 2 maj si kërkesë emergjente është që Agoni të kontrollohet urgjentisht nga neuropsikiatri sepse siç thuhet aty, ai është depresiv.

Kësaj kërkese i është përgjigjur Qendra Operative Emergjente pas disa minutash, duke i thënë se e kanë përcjellë kërkesën e tyre për angazhim të ekipeve mjekësore në Karantinën e Qendrës së Studentëve.

Ndërkohë, e kemi edhe një email, ku me datë 3 maj përgjegjësi i karantinës, Valdet Hashani, ka bërë të ditur se pas vizitave mjekësore, katër pacientë kanë shfaqur shqetësime dhe kanë kërkuar konsulencë specialistike, e në mesin e tyre është edhe Agon Musliu, i cili sipas këtij dokumenti, kishte kërkuar psikolog ose psikiatër.