Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agon Hamzën, këshilltar politik të tij.
Kurti i ka uruar punë të mbarë Hamzës në detyrën e re, shkruan Gazeta Sinjali.
“Agon Hamza ka përfunduar studimet e doktoratës në Filozofi, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Lubjanë, Slloveni. Është autor i disa librave dhe eseve e artikujve filozofik dhe mendimit politik”, thuhet në komunikatë./Gazeta Sinjali/