image AGK: Sulmi me armë zjarri ndaj veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi, goditje e rëndë për lirinë e shprehjes

Kosovë

AGK: Sulmi me armë zjarri ndaj veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi, goditje e rëndë për lirinë e shprehjes

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit me armë zjarri në drejtim të veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi, duke e quajtur këtë një goditje të rëndë për lirinë e shprehjes.

AGK-ja ka njoftuar se ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, të cilët thonë se kanë deklaruar se rasti është duke u hetuar.

“Rasti është iniciuar dhe po hetohet si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Në vend të ngjarjes në veturën e dëmtuar janë gjetur katër predha të armës. Nuk raportohet për të lënduar. Hetuesit policorë janë duke punuar”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

AGK vlerëson se ky sulm është tejet shqetësues dhe rëndon jo vetëm klimën e të bërit gazetari, por rrezikon edhe jetën e gazetarëve.

“AGK fton organet kompetente që ta hetojnë sa më shpejtë këtë rast, në mënyrë që personat që kanë kryer këtë akt të dalin para drejtësisë. Është shqetësues fakti se si brenda një periudhe prej katër muajsh kanë ndodhur dy sulme në drejtim të gazetarit, Shkumbin Kajtazi. Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm ndaj interesit publik dhe demokracisë në vend”, thuhet në reagimin e këtij asociacioni./Gazeta Sinjali/