image AGK dënon ashpër gjuhën ofenduese të Melihate Tërmkollit ndaj gazetarit Arsim Lani

Kosovë

AGK dënon ashpër gjuhën ofenduese të Melihate Tërmkollit ndaj gazetarit Arsim Lani

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas gjuhës ofenduese dhe kërcënimeve nga anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, në drejtim të gazetarit Arsim Lani, shkruan Gazeta Sinjali.

Tërmkolli gjatë ditës së djeshme përmes një mesazhi elektronik të dërguar pas emisionit ‘Frontal’ udhëhequr nga Lani, e ka quajtur atë “bërllok” dhe “i pafytyrë”, për shkak se siç e ka bërë të ditur gazetari për AGK-në, Tërmkolli nuk ishte njoftuar paraprakisht për të ftuarin tjetër në studio.

Krahas ofendimeve, ajo gjithashtu e ka kërcënuar gazetarin, duke i thënë se “do ta paguajë për mundin dhe ftohjen” që sipas saj, ai ia ka shkaktuar.

Për AGK-në është shqetësuese fakti që gazetarët janë ende pre e ofendimeve të tilla nga zyrtarët politikë. Gjuha e tillë denigruese e përdorur nga Tërmkolli, është tërësisht e papranueshme dhe e cenon lirinë e shprehjes dhe medieve. AGK-ja u bën thirrje zyrtarëve politikë që ta njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të përmbahen nga ofendimet në drejtim të tyre”, thuhet në reagimin e AGK-së./Gazeta Sinjali/