Milot Rashica nuk është në formën që e kishte në vitin e kaluar.
Në formë më të keqe është klubi i tij, Werder Bremeni i cili është i parafundit në Bundesligë.
Jemi në muajin e tretë të vitit 2020, ndërsa Milot Rashica ende nuk ka realizuar gol në Bundesligë, shkruan Gazeta Sinjali.
Plot nëntë ndeshje, futbollisti Kosovar nuk ka realizuar gol në Bundesligë.
Ndeshja ndaj Bajernit ishte e fundit që vushtrriasi realizoi, në humbjen 6:1 të Werderit.
Miloti realizoi këtë vit në kuadër të Kupës së Gjermanisë ndaj Dortmundit.
Kjo është shqetësuese, pasi Kosova do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut për play-offin e Ligës së Kombeve./Gazeta Sinjali/