image Agjenti i Yaya Toures: Guardiola nuk do fitoj Ligën e Kampionëve për shkak të mallkimit afrikan

Futboll

Agjenti i Yaya Toures: Guardiola nuk do fitoj Ligën e Kampionëve për shkak të mallkimit afrikan

news image

Pep Guardiola nuk do ta fitojë kurrë Ligën e Kampionëve pasi shamanët afrikanë nuk do ta lejojnë atë, deklaron agjenti i Yaya Toures, Dimitri Seluk, përcjell Sinjali Sport.

Menaxheri i Manchester City pësoi një humbje 1-0 ndaj Chelsea në finalen e së shtunës, që do të thotë se është një dekadë që kur ai fitoi për herë të fundit çmimin më të madh të futbollit Evropian (me Barcelonën në vitin 2011).

Seluk i pyetur për dështimin e Guardiolës në garën më të rëndësishme evropiane, nuk ka ndonjë ankesë në taktikat e përdorura, mirëpo ka një shpjegim tjetër, duke thënë se mallkimi afrikan nuk lejon Pepin ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Pas disfatës në Porto, komentet e Seluk për vitin 2018 kanë dalë edhe një herë në dritë, ku ai pretendoi se trajneri katalanas zemëroi “gjithë Afrikën” duke e nënvlerësuar lojtarin e Bregut të Fildishtë gjatë vitit të fundit të lojtarit në City.

“Ai e ktheu të gjithë Afrikën kundër vetvetes, shumë tifozë Afrikanë u larguan nga Manchester City,” tha Seluk.

“Dhe unë jam i sigurt se shumë shamanë afrikanë në të ardhmen nuk do të lejojnë që Guardiola të fitojë Ligën e Kampionëve.

“Ky do të jetë për Guardiola një mallkim afrikan. Jeta do të tregojë nëse kam të drejtë apo jo” ka përfunduar Seluk. /Gazeta Sinjali Sporti/