image Agjenti i Granit Xhakës e konfirmon se ai do të transferohet në Bundesligë

Futboll

Sport/ Agjenti i Granit Xhakës e konfirmon se ai do të transferohet në Bundesligë

news image

Agjenti i futbollistit të njohur kosovar, Granit Xhaka, i cili aktualisht luan për skuadrën e Arsenalit, e ka konfirmuar se ai ka arritur një marrëveshje t’i bashkohet klubit të Hertha Berlinit.

Xhaka do të transferohet gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Gazeta Sinjali.

Shiko, do ta them sinqerisht, ne kemi marrëveshje me Hertha dhe do të pëlqenim të shkojmë në Berlin. Kjo është ajo që u kemi thënë shefit të klubit Raul Sanllehi dhe drejtorit sportiv Edu Gaspar, gjithashtu edhe trajnerit të ri, Mikel Arteta ” citohet të ketë thënë Noguera për ‘Blick’.

Kujtojmë se Granit Xhaka ka luajtur në Bundesliga edhe më parë, me skuadrën e Borussia Monchengladbach./Gazeta Sinjali/