image Agjenda e nesërme e Kombëtares së Kosovës në Spanjë

Futboll

Agjenda e nesërme e Kombëtares së Kosovës në Spanjë

news image

Ekipi i Kombëtares së Kosovës ka arritur në Sevilla të Spanjës dhe është akomoduar në hotel “Melia”.

“Dardanët” në aeroportin e Sevillas janë pritur nga zyrtarët e Federatës Spanjolle të Futbollit, të cilët u kanë dëshiruar mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Spanjë.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, nesër do të mbajë konferencë për media me fillim nga ora 17:30.

Më pas, “Dardanët” në orën 18:00 do të zhvillojnë seancën stërvitore në “Estadio La Cartuja de Sevilla”, aty ku të mërkurën do të përballen me Kombëtaren e Spanjës, në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Botërorin “Katari2022”./Gazeta Sinjali Sporti/