image Agjenda e Kosovës dhe Greqisë gjatë ditës së sotme

Futboll

Agjenda e Kosovës dhe Greqisë gjatë ditës së sotme

news image

Kosova do të përballet me Greqinë nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Sot Greqia do ta zhvillojë stërvitjen e parë në Prishtinë me fillim nga ora 19:00, kurse paraprakisht nga ora 18:00 do të mbajnë konferencë për shtyp.

Ndërsa nga ora 19:30 Kosova mban konferencë për media. Pastaj prej orës 19:30, “Dardanët” zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.

Kujtojmë se më 8 shtator, Kosova e zhvillon ndeshjen e fundit të këtij muaji. “Dardanët” e presin Spanjën në “Fadil Vokrri”. 

/GazetaSinjali/