image Agim Veliu takohet me Apostolovën, flasin për liberalizimin e vizave

Kosovë

Politikë/ Agim Veliu takohet me Apostolovën, flasin për liberalizimin e vizave

news image

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka takuar sot shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Pas takimit, Veliu tha se me Apostolova-n diskutuan për prioritete të MPBAP-së, përfshirë riorganizimin e ministrisë, forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Veliu tha se gjatë këtij takimi ka shprehur përkushtimin e tij për të avancuar edhe më tej bashkëpunimin me zyrën e BE-së, sidomos në procesin e liberalizimit të vizave.

Njoftimi i tij i plotë:

Me Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova, biseduam për prioritetet e MPBAP-së, përfshirë riorganizimin e ministrisë, forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Shpreha përkushtimin tim për të avancuar edhe më tej bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë, sidomos në procesin e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Do të punojmë ngusht me institucionet e Bashkimit Evropian edhe sa i përket zbatimit të MSA-së. /Gazeta Sinjali/