image Agim Veliu sot pritet të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Podujevës

Kosovë

MPB-ja/ Agim Veliu sot pritet të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Podujevës

news image

Që nga e hëna, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka marrë edhe pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Por Veliu sot pritet të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës. Tashmë, kompetencat në komunë i ka marrë nënkryetari i tij, Nexhmi Rudari.

Ai e ka konfirmuar këtë në një prononcim dhënë për arbresh.info teksa ka thënë se nuk ka nevojë për autorizim nga Agim Veliu.

“Nuk ka nevojë të më autorizoj sepse unë jam nënkryetar dhe automatikisht e marr këtë pozitë dhe përgjegjësitë e kryetarit të komunës derisa të bëhet shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe të përfundoj procesi zgjedhor”, ka thënë ai.