Ministri i ri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka mbajtur takimin e parë njoftues me udhëheqësit e Agjencive dhe Departamenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, shkruan Gazeta Sinjali.
Veliu para zyrtarëve pohoi se është i bindur se gjatë këtij mandati do të kenë një frymë të mirë bashkëpunimi me mirëbesim, transparencë dhe llogaridhënie.
“Jam i njoftuar për rezultatet e shumta pozitive që janë arritur në të kaluarën qoftë në Ministrinë e Brendshme dhe atë të Administratës Publike. Mirëpo në të njëjtën kohë, jam i vetëdijshëm që të dy këto institucione janë ballafaquar me sfida, të cilat unë si ministër në bashkëpunim të plotë më të gjithë ju do t’i adresojmë në mënyrën sa më të mirë”, u shpreh ministri i ri Veliu.
Ai poashtu shtoi se shumë shpejtë do sqarohen edhe të gjitha paqartësitë me rastin e bashkimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me atë të Administratës Publike.
Në këtë formë ai tha se nuk do pengohet funksionimi i duhur i ministrive dhe agjencive./Gazeta Sinjali/