Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka thyer heshtjen zgjedhore në ditën kur në këtë komunë dhe në të gjitha komunat e tjera të vendit po mbahen zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Sinjali.
Pasi që votoi, Bahtiri para gazetarëve e quajti veten kryetar të ardhshëm të Mitrovicës.
“Së pari i falënderoj të gjithë qytetarët e Mitrovicës, që gjatë këtij 1 muaji fushatë, e cila ka qenë e shkëlqyeshme, e cila ka qenë e qytetarëve të qytetëruar, këtë e kanë pa të gjithë. Unë uroj që kjo të vazhdojë edhe më tutje, të mos ketë askush që pengon votën dhe vullnetin e qytetarëve…Ju shprehi urime të sinqerta nga kryetari i juaj dhe kryetari i ardhshëm i Mitrovicës, faleminderit shumë”, tha ai para gazetarëve./Gazeta Sinjali/