Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, siç duket nuk i bëhet vonë që të respektoj rregullat kundër COVID-19 të cilat janë vendosur nga partia në pushtet, pjesë e së cilës është edhe vetë Bahtiri.
Në një fotografi të publikuar nga Mitropol shihet se Agim Bahtiri po merr pjesë në një dasmë që po zhvillohet diku në Mitrovicë.
Kujtojmë se masat e reja të cilat hyjnë në fuqi që nga dita e sotme parashohin ndalimin e ahengjeve familjare dhe dasmave, edhe atyre me numër të vogël të të pranishmëve.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Agim Bahtirin, mirëpo ky i fundit deri në publikimin e këtij artikulli nuk i është përgjigjur pyetjeve dhe thirrjes tonë /Gazeta Sinjali/