image Agim Bahtiri përdor aksionin e policisë në veri për selfie në kohë fushate

Politikë

Agim Bahtiri përdor aksionin e policisë në veri për selfie në kohë fushate

news image

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka bërë fotografi me pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës para nisjes së tyre për veri, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Mitrovicës i cili është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, në kohën kur tashmë ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore, ka bërë këtë selfie me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Kjo fotografi e Bahtirit është publikuar nga një medium lokal në Mitrovicë.

Kujtojmë se njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar sot në pikën kufitare në Jarinje, pas vendimit të Qeverisë që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të autmojeteve. /Gazeta Sinjali/

May be an image of 5 people, people standing and outdoors