Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka bërë fotografi me pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës para nisjes së tyre për veri, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetari i Mitrovicës i cili është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, në kohën kur tashmë ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore, ka bërë këtë selfie me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Kjo fotografi e Bahtirit është publikuar nga një medium lokal në Mitrovicë.
Kujtojmë se njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar sot në pikën kufitare në Jarinje, pas vendimit të Qeverisë që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të autmojeteve. /Gazeta Sinjali/