Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe ai i Podujevës, Agim Veliu janë takuar mbrëmë në një restorant në Milloshevë. Këtë takim e konfirmoi, Agim Bahtiri.
Bahtiri tha se është takuar mbrëmë me nënkryetarin e LDK-së.
“Po jam takuar në Milloshevë, me kryetarin e Podujevës, Agim Veliun”, tha Bahtiri.
Zyrtari i Vetëvendosjes tha se nuk mund të deklarohet për detajet e bisedës pa u dakorduar me Veliun.
“Nuk e di si e pret Agim Veliu këtë deklaratë pa u marrë vesh me të nuk mundem me u deklaru”, tha Bahtiri për Express.
Tutje Bahtiri tha që këtë radhë të kursehet nga deklaratat duke thënë se “këtë herë kemi biseduar për komunat tona”.
“Këtë radhë më le nër hije sepse nuk është koha me diskutu, biseda ka qenë e relaksuar. Ne jemi dy kryetarë dhe mundemi me bisedu për gjithçka e kësaj radhe kemi biseduar për komunat tona”
Në takimet e mëhershme, Bahtiri dhe Veliu kishin provuar që të lehtësojnë arritjen e marrëveshjes mes dy partive politike lidhur me koalicionin qeverisës.