image Agim Bahtiri kërkon ekspertizë ndërkombëtare për vdekjen e 17-vjeçarit në lumin Ibër

Kosovë

Kërkesë/ Agim Bahtiri kërkon ekspertizë ndërkombëtare për vdekjen e 17-vjeçarit në lumin Ibër

news image

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar që për vrasjen e Astrit Deharit, institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës duhet të ndërmarrin veprime efikase dhe konkrete për zbardhjen e kësaj vrasje.

“Arrestimi i tij ishte politik dhe këtu lind dyshimi i bazuar se edhe vrasja mund të jetë e paramenduar dhe përgatitur mirë, për të arritur qëllime të caktuara”, ka thënë Bahtiri i cili ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje nga ARK-ja.

Gjithashtu, Bahiti ka kërkuar një ekspertizë ndërkombëtare edhe për mbytjen në lumin Ibër të shtetasit Sead Alushi në vitin 2015.

“Shteti i Kosovës siç ka kërkuar ekspertizë për këtë rast, duhet të kërkoj ekspertizë ndërkombëtare edhe për mbytjen e 17 vjeçarit Sead Alushi në lumin Ibër në vitin 2015, rast të cilin e kishte mbyllur një prokuror i EULEX-it, ani pse në raportin e autopsisë kishte te dhëna që djaloshi kishte vdekur nga lëndime të marra në kokë”, ka shtuar Bahtiri.

“Përfundimisht drejtësia duhet të vihet në vend dhe vrasësit të marrin dënimin e merituar, pavarësisht kush janë ata”, ka përfunduar Bahtiri./Gazeta Sinjali/