image Agim Bahtiri kërcënohet me jetë

Kosovë

Agim Bahtiri kërcënohet me jetë

news image

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë, gjë që ka ngjallur shqetësim.

Mediat raportojnë se një person e ka kërcënuar për disa ditë radhazi kryetarin Agim Bahtiri.

Policia e Kosovës është duke qëndruar pranë shtëpisë së tij dhe po kujdeset për mbrojtjen e kryetarit të Mitrovicës, i cili vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe, prej marrjes së mandatit të tij në vitin 2013, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, vazhdimisht ka potencuar se është përballur me grup mafioze në Mitrovicë./Gazeta Sinjali/