image Agim Bahtiri fajëson sistemin shëndetësor për vdekjen e Nazlije Sherifit

Sociale

Agim Bahtiri fajëson sistemin shëndetësor për vdekjen e Nazlije Sherifit

news image

Vetëm pak javë para transplantit të veshkës, Nazlije Sherifi, 19-vjeçarja nga Mitrovica vdiq sot pas diagnostikimit me sëmundjen Glomerulosklerozë Fokale Segmentale, ani pse 200 mijë euro sa ishte shuma e nevojshme për shërimin e saj ishte mbledhur një javë më parë, shkruan Gazeta Sinjali.

I pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, “fajtor” për vdekjen e 19-vjeçares e lë sistemin shëndetësor në vend, i cili thotë se është vonuar në transplantimin e veshkës, ndonëse dhuruesi i këtij organi ishte paraqitur që disa javë.

Bahtiri thotë se ai dhe familja e tij janë jashtëzakonisht të mërzitur për vdekjen e 19-vjeçares, për shërbimin e të cilës thotë se janë munduar të kontribuonin sadopak.

“Fatkeqësisht, sistemi ynë shëndetësor duket se është vonuar në transplantimin e veshkës, për tashmë të ndjerën. Në emër tim si kryetar Komune dhe në emër të gjithë familjes Bahtiri i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sherifi. Lutemi që Allahu i madhërishëm ta ketë mëshiruar me xhenet Nazlijen”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/