image Agim Bahtiri e pranon se ka punësuar nipin e tij në komunë

Kosovë

Nepotizëm/ Agim Bahtiri e pranon se ka punësuar nipin e tij në komunë

news image

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pranuar se ka nepotizëm në komunën që e udhëheq.

Bahitiri sonte ka pranuar se ka të punësuar në pozitë të lartë në Komunë djalin e vëllait të tij, për të cilin ka thënë se e ka kthyer nga Irlanda për ta ndihmuar në punët e komunës.

“Prej ardhjës time në vitin 2013, e kam një djalë të vëllaut të cilin e kam kthyer nga Irlanda për me më ndihmu, me pas afër vetit, për arsye se ju e dini shumë mirë si ka qenë Mitrovica në vitin 2013, ai është në ekzekutiv dhe tjetër nuk kamë të familjes, ai është drejtor i emergjencave”, ka thënë Bahtiri në emisionin DebatPlus

Sipas Bahtirit, askujt nuk duhet t`i mohohet e drejta e punësimit në institucione publike, vetëm pse një familjar i tij ka pozitë të lartë.

“Askujt nuk duhet me ju mohu e drejta e puënsimit, nëse e ka dikë të familjes në pozitë, sepse ajo i bie diskriminim familjar”, është shprehur i pari i Mitrovicës. /Gazeta Sinjali/