Sot në stadiumin e qytetit “Fadil Vokrri”, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me kryetarin e Rajonit të Prishtinës dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Ismajl Ajeti, ka vizituar FC Prishtinën.
Ademi i ka shpjeguar masat që ka ndërmarrë ai edhe institucioni i Federatës së futbollit të Kosovës pas pandemisë së “Coronavirus”.
Ademi ka shpjeguar që për çdo eventualitet të infektimit të ndonjë futbollisti apo punëtori sportiv, ka ndarë mjete të posaçme, ndihma tjera të nevojshme dhe ka paracaktuar vend të veçantë në rast të nevojës së karantinimit.
Në fund po ashtu ka premtuar që deri në fund të kampionatit do të luftoj që gara të jetë sa më e ndershme e mundshme dhe po ashtu ajo duhet të përfundoj më së largu deri më 21 qershor, për Superligën
Në anën tjetër, kryetrajneri Armend Dallku, në emër të FC Prishtina, ka falënderuar kryetarin Agim Ademi për masat e ndërmarra dhe kujdesin e treguar.