Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me fjalë të mëdha për kampionen olimpike, xhudisten Distria Krasniqi.
Ademi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” ka komentuar fitoren e Distrisë.
“Kosova vend i vogël, por me kampion të mëdhenj!
Urime medalja e artë olimpike Distria Krasniqi!
Suksesi juaj madhështor në Olimpiadën e Tokios na bën krenar të gjithëve dhe u jep motiv gjeneratave të reja për t’i ndjekur deri në fund ëndrrat e tyre.
Urime edhe trajnerit dhe punëtorit të palodhshëm, Driton Kuka, drejtuesve të Federatës së Xhudos dhe drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Shpresoj që edhe në ditët e ardhshme sportistët tanë të arrijnë suksese tjera në Tokio”. /Gazeta Sinjali Sporti/