Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka paralajmëruar të gjithë futbollistët se nëse vazhdon situata me koronavirus atëherë do të ketë ulje të pagave për 50%.
Kjo për shkak se FFK nuk mund të përmbush të gjitha kërkesat e klubeve në këtë kohë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Klubet kanë kërkesa dhe ne nuk mund t’i përmbushim të gjitha ato – kjo është e kuptueshme. Endi jemi në fazën e planifikuar dhe dihet se Federata do të ndihmojë aq sa ka mundësi, sa për ekzistencë”.
“Ne mund t’i lusim futbollistët që t’i ulin pagat për 50 për-qind siç ka bërë e gjithë bota. Atyre u mbetet që të diskutojnë me klubet e tyre nëse pjesa tjetër do të rimbursohet më vonë. Do të mundohemi ta bëjmë më të mirën e mundshme”.
Kryetari i FFK-së në Klan Kosova e ka quajtur gjë të mirë që Qeveria e Kosovë i ka dhënë pesë milionë euro për sportin.
“Ne jemi duke folur edhe me përfaqësues nga UEFA dhe nëse pranojnë – që fillimisht kontratat e shumë futbollistëve janë deri në qershor dhe nëse kampionati shtyhet për disa javë mbrapa – do të mundohemi që kontratat të shtyhen për aq kohë derisa të përfundojë kampionati”./Gazeta Sinjali/