image Agim Ademi njofton rritjen e kapacitetit për 8 mijë ulëse në "Fadil Vokrri"

Futboll

Agim Ademi njofton rritjen e kapacitetit për 8 mijë ulëse në “Fadil Vokrri”

news image

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka zbuluar se së shpejti do të fillojë projekti për rritjen e kapacitetit të ulëseve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sipas Ademit, ideja është rritja në 8 mijë ulëse më tepër se që ka aktualisht.

Ademi ka theksuar se ata po presin përgjigjen nga institucionet lokale dhe qëndrore për ta nisur realizimin e këtij projekti të “rëndësishëm” dhe “domosdoshëm”.

“Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 8000 ulëse. Presim përgjigjen nga institucionet lokale e qendrore për ta nisur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm e të domosdoshëm“, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, Ademi.

Kapaciteti aktual i “Fadil Vokrrit” është 13,500 ulëse.

/GazetaSinjaliSport/