image Agim Ademi flet për stadiumin që pritet ta marr Kosova nga Katari: Jemi favorit për të

Futboll

Agim Ademi flet për stadiumin që pritet ta marr Kosova nga Katari: Jemi favorit për të

news image

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se FFK-ja ka bërë kërkesë në FIFA por edhe në Federatën e Katarit për ta sjellë në Kosovë stadiumin e quajtur “Stadium 974”.

Sipas Ademit, Kosova është kandidati më serioz, pas sipas tij, FFK-ja është edhe partner me Federatën e Futbollit të Katarit.

“Transporti është faktor, edhe pse është i kushtueshëm por shpresojmë ta kemi në Kosovë. Nuk mund të themi 100 për qind që është e kryer, por kemi shumë shanse dhe ndoshta jemi federata më shanset më të mira”, është shprehur Ademi në RTK.

Tutje, ai tha se ky stadium do të demolohet, pasi sipas tij, Dohas nuk i nevojitën kur të përfundojë Kampionati Botëror.

/GazetaSinjali/