Afrona Dika dhe Blero prej muajsh i kanë dhënë fund martesës së tyre. Lajmet dolën shumë kohë më parë para se Blero ta konfirmonte përmes një mesazhi të gjatë.
Por ndonëse u kuptua vonë, duket se dyshja kishin ndarë rrugët më herët se të zbulohej lajmi dhe tani po shijojnë romanca te reja.
Këtë e kanë lënë vet të kuptohet përmes rrjeteve sociale.
Pas një foto nga një darkë romantike me një burrë që nuk i ka zbuluar portretin, Afrona sapo na ka zbuluar më shumë.
Me dy gota të postuara duke uruar festat, ajo tregon se këto festa nuk po i pret e vetmuar.