Të paktën 46% e amerikanëve duan që Dwayne “The Rock” Johnson të kandidojë për president, sipas rezultatit të një sondazhi të realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më shumë se 30.130 qytetarë amerikanë janë anketuar nga “Piplsay” rreth disponimit të tyre për kandidimin e mundshëm të ndonjë të famshmi për president të SHBA-së në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke përfshirë këtu Johnson dhe Matthew McConaughey, raporton New York Post.
Sipas sondazhit, 29% e të anketuarve kanë thënë se duan t’i shohin të dytë, edhe McConaughey, edhe Johnson duke kandiduar për guvernatorë të Teksasit e po ashtu edhe për president të SHBA-së.
Ndërkohë, vetëm 12% e qytetarëve të anketuar e mbështesin McConaughey për guvernator.
“The Rock” 48-vjeçar ka bërë të ditur në shkurt të këtij viti mundësinë që të kandidojë për president të SHBA-së në zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se do ta bënte këtë nëse njerëzit duan ta shohin si president.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA zhvillohen në vitin 2024. /Gazeta Sinjali/