image Afrim Muqiqi për tubimin e VV-së: Kur lejohen tubimet në sheshe me njerëz, pse jo edhe në restorante

Bota e Yjeve

Afrim Muqiqi për tubimin e VV-së: Kur lejohen tubimet në sheshe me njerëz, pse jo edhe në restorante

news image

Ministria e Shëndetësisë ende nuk e ka dhënë dritën e gjelbërt për lejimin e organizimit të dasmave dhe eventeve të tjera familjare, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo gjë do të ndikojë direkt në të gjithë “industrinë” e dasmave, duke përfshirë këngëtarët, sallonet e bukurisë e restorantet ku organizohen këto evente.

Emra të njohur të estradës shqiptare kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, kundër anulimit të dasmave dhe ngjarjeve të tjera që lidhen me “industrinë” e dasmave.

Protestës i janë bashkuar edhe pronarë të restoranteve të cilët po ashtu kërkojnë të drejtën e tyre për punë.

Këngëtari Afrim Muqiqi në një deklaratë për medie gjatë protestës ka thënë se përderisa lejohen aktivitetet e tjera pse jo edhe dasmat.

Muqiqi ka shprehur pakënaqësi të madhe për mbajtjen e tubimit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne nuk  dëshirojmë rrezikimin e jetës së qytetarëve por si tjerët ose të gjithë ose asnjo të kur lejohen tubimet në sheshe me njerëz duhet me me punu edhe na antaret e tjerë, kemi bo një kërkesë në ora 12:00 do merret vendimi’, po ashtu këngëtari tha: ‘ Mundësia e infektimit është shumë e vogël kur i marrim masat ne e kemi planin se si do funksionojmë mundesia me u infektu osht shum ma pak n’restoran se në tubim”, ka deklaruar këngëtari Muqiqi.

Kujtojmë se, ndër emrat e njohur që po marrin pjesë në protestën ku kërkohet lejimi i organizimit të dasmave dhe ahengjeve janë: Labinot Tahiri, Afrim Muqiqi, Alban Mehmeti, Edona dhe Milot Llalloshi etj./Gazeta Sinjali/