image “Afrim Bunjaku hero i kombit”, shfaqet banderola në mbështetje të Kosovës në ndeshjen Shqipëri-Bullgari

Sociale

“Afrim Bunjaku hero i kombit”, shfaqet banderola në mbështetje të Kosovës në ndeshjen Shqipëri-Bullgari

news image

Një banderolë në mbështetje të Kosovës është shpalosur në ndeshjen miqësore Shqipëri-Bullgari, e cila po zhvillohet në “Air Albania” në Tiranë.

Disa tifozë shqiptarë po mbanin në duart e tyre banderolën ku shkruhet “Afrim Bunjaku hero i kombit”.

Përveç kësaj banderole, edhe një tjetër është shpalosur në stadium, ku shkruhet “Kur je mirë të duan të tan”.

Pas gjashtë ndeshjesh zyrtare, ku ka marrë 13 pikë dhe kryeson grupin eliminator të Gjermani 2024, Shqipëria e Sylvinhos po përballet me Bullgarinë në një test miqësor në stadiumin Arena Kombëtare.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit nga një grup terroristësh serbë.

/GazetaSinjaliSport/