Një djalë afrikan i njohur me pseudonimin “The Kiffness” është bërë viral në rrjetet sociale, kjo pasi që ai krijon këngë me fjalët e njerëzve dhe me kafshë.
Mirëpo, së fundmi, “The Kiffness” i ka surprizuar të gjithë pasi krijoi një këngë edhe me fjalët e aktorit Will Smith në ceremoninë “Oscars”.
“Emrin e gruas sime mbaje larg gojës tënde”, ishin fjalët e Smith drejtuar Chris Rockut në mbrëmjen e “Oscars”, të cilat Kiffness i ka shndërruar në këngë.